Mickoski: Takim liderësh për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

“ZGJEDHJE DO TË KETË DESHI APO S`DESHI KOVAÇEVSKI”

Lideri i VMRO – DPMNE-së Hristijan Micksoki kërkon takim liderësh për të diskutuar temën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai është i bindur se zgjedhje do të ketë deshi apo jo kryeministri Dimitar Kovaçevski, andaj i bëri thirrje atij që të thirr takim liderësh, për të diskutuar rreth caktimit të terminit, definimit të kodit zgjedhje dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Ai propozon që zgjedhjet parlamentare të mbahet së bashku me ato presidenciale, në mënyrë që të reduktohen harxhimet.

“Unë edhe njëherë e them publikisht, duhet të ulemi dhe të flasim për afate, data, që të mundemi të organizojmë një proces, përkatësisht dy procese që janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë, zgjedhje presidenciale dhe parlamentare dhe të shohim gjithë sfidat e mundshme që ndërlidhen me këto procese. Kështu që, unë jam në dispozicion për këtë temë, kur dëshiroi ai, ku dëshiron, të ulem dhe të bisedoj”, tha Hristijan Mickoski.

Sa i përket temës së eurointegrimeve, Mickoski tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.

“Bisedimet tona në atë temë kanë përfunduar me takimin e fundit në Klubin e deputetëve dhe pozicionet tona janë të qarta, që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk do të ndryshojnë për disa muaj të ardhshëm”, tha Mickoski.

Ndërkohë, Kovaçevski është për takim liderësh, por vetëm nëse në të do të bisedohej për rrugën eurointegruese të vendi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share