Rrahu bashkëshorten në Gostivar dhe shkaktoi zjarr në shtëpi

Dje (04-tetor) në orën 17:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 57-vjeçarin H.I. nga Gostivari, i cili ishte raportuar nga gruaja e tij 58-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe pastaj rreth orës 15:00 kishte shkaktuar një zjarr në shtëpinë e tyre familjare.

Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve të gostivarit, zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar, kurse H.I. është mbajtët në Stacionin Policor të Gostivarit. Për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share