Me një lojë të shkëlqyeshme të të dy ekipeve, Shkëndija me golin e boshnjakut Almir Aganspahiq në minutë e 47 mundi 1-0, kampionin në fuqi, ekipin e Struga Trim Lum, në ndeshjen e mbetur nga java e dytë e sezonit vjeshtor. Trajneri Ardian Nuhiu u shpreh i kënaqur me lojën dhe fitoren e ekipit të tij
“Sot realisht kam pasur një kundërshtar shumë të fortë, siç theksove kampioni aktual skuadër e cila na bëni të gjithëve krenar se si e kishte ecurinë pozitive në Evropë. Dhe pa diskutim që ishte një pjesë e parë e jona shumë e mirë me raste te krijuara dhe në pjesën e dytë ku shkuam tek goli shumë shpejt dhe diskutim se pastaj lufta e djemve, sakrifica dhe dëshira për ta mbajt rezultatin pozitiv u mbrojt me perfeksion nga futbollistët” deklaroi Ardian Nuhiu trajner i KF Shkëndija
Me paraqitjen e ekipit të tij i kënaqur ishte edhe trajneri Struga Trim Lum, Shpëtim Duro.
“Skuadra ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes me gjithë ngarkesën e madhe që kemi pasur. Duhen problemet e skuadrës tonë ngarkesa e jashtëzakonshme. Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë sidomos në pjesën e dytë gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontroll të lojës por shfrytëzoi atë moment të parë standarde Shkëndija u mbrojt ndërsa në nuk shfrytëzuam disa mundësi shumë të pastra në pjesën e dytë” tha Shpëtim Duro trajner i KF Struga Trim Lum.
Pas kësaj ndeshje ekipi i Shkëndijës sërish kthehet në pozitën e liderit me 20 pikë , ndërsa Struga trim Lum mbetet me 15 pikë me një ndeshje më pak./KlanMacedonia