QMK ALARMON PËR SIUTATËN, QEVERIA SHQYRTON MASAT PARANDALUESE
Pas alarmit për praninë në numër të arinjëve nëpër zonat e banuara në komunat Mavrovë – Rostushë, qendra për menaxhim me kriza ka publikuar një video në të cilën shfaqet ariu në zonë të banuar në fshatin Zhirovnicë.
“Sonte nëpër rrugët e ngushta të fshatit Zhirovnicë… Problemi dhe rreziku çdo herë duken më të thjeshta kur shihen nga një distancë e sigurt pra nga televizori, laptopi ose telefoni”.
Në seancën e djeshme qeveria ka shqyrtuar masat parandaluese të propozuara nga ministritë kompetente.
“Aktivitetet janë ndërmarrë pas njoftimit të Institucionit Publik Parku Kombëtar Mavrovë, për prezencë të shpeshtë të ariut të murrmë në territorin e Parkut Mavrovë, ku sipas informacioneve ka pasur dëmtime në bagëti, në familje bletësh, dhe prone” – thonë nga Qeveria.
Me masat e vendosura parandaluese, parashikohet kontrolli i të gjitha objekteve shoqëruese në të cilat ruhet ushqimi, të cilat mund të jenë lehtësisht të aksesueshme dhe që janë afër vendbanimit po ashtu në një periudhë sa më të shkurtër kohore, të hiqen të gjithë koshet e vegjël dhe të mëdhenj të plehrave që ndodhen në afërsi të zonave të banuara ose në vetë zonat e banuara, të cilët përfaqësojnë një burim tërheqës për arrinjët.