Sulmet në veri të Kosovës, shqiptarët e Amerikës letër Biden

Vuçiç po kërcënon Kosovën dhe rajonin, nuk është partner i besueshëm. Merrni masa

Organizata shqiptaro-amerikane letër Presidentit Joe Biden, ku i shprehin shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që SHBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë. Ata i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për gjendjen e krijuar kryesisht nga sulmi i 24 Shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, si edhe grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën.

“Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë”, thuhet në letër.

Ky komunitet është i shqetësuar për rolin e rrezikshëm që Serbia ka ndërmarr në rajon.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojnë më Serbinë si një partner të besueshëm ndërkohë që ajo furnizon dhe tani strehon terroristë të armatosur rëndë”, thuhet në letër.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share