Gratë e Lëvizjes Demokratike tubohen në Karshiakë, ngrejnë zërin se Deponia po i rrezikon për kancerin e gjirit

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Lëvizja Demokratike mbajti panel diskutimi në rajonin e Karshiakës, konkretisht në fshatin Batincë. Shumë gra ishin tubuar për t’u informuar nga mjeket prezentë Rina Purini, gjinekologe dhe Mirela Avdiq, mjeke e përgjithshme, se cilat janë arsyet e paraqitjes së kancerit të gjirit në veçanti.

Gratë e Lëvizjes Demokratike pas panel-duskutimit të zhvilluar në fshatin Batincë, kanë konstatuar se deponia ‘Drislla’ por edhe deponitë e egra që janë në afërsi të fshatrave të Karshiakës me mbi 20 mijë banorë, po dëmtojnë rëndë shëndetin e banorëve në përgjithësi dhe të grave në veçanti, duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të grave me kancer në gji.

“Besimi në shëndetësinë publik ka rënie të madhe, në ndërkohë pacientët janë në panik nëse marrin terapi adekuate dhe në kohë, siç është rasti me Klinikën e onkologjisë”, konstatuan gratë e LD-së.

Sipas tyre, arsyet e këtij kaosi janë skandalet e përditshme që tronditin sistemin shëndetësor publik, ndërsa nga ana tjetër miliona euro shpenzohen për makineritë e reja të lojërave të fatit dhe nuk ka ilaç për të parandaluar pasojat e rënda të Covid për pacientët me imunitet të dobësuar, vlerësuan gratë e Lëvizjes Demokratike.

Ato vlerësuan se mjekët dhe personeli mjekësor janë viktima të kombinatorikave të personelit partiak.

“Qytetarët edhe pse gjatë gjithë stazhit punues kanë paguar kontribute për sigurimet shëndetësore, janë të detyruar të trajtohen në spitale private”, alarmojnë nga Lëvzja Demokratike e Izet Mexhitit.

Gratë e Lëvizjes Demokratike njashtu bënë thirrje nga Batinca për një resetim të të gjithë sistemit shëndetësor në vend, apo një ilaç për shëndetësinë e sëmurë të vendit tonë, pacientët të kujdesen pa dallime dhe të kthehet besimi në sistemin shëndetësor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share