I PËRCAKTOHET PARABURGIMI 48 ORËSH
Mediat serbe njoftojnë se zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe hapësira tjera të Milan Radojiçiqit dhe se ai është arrestuar. MPB-ja e Serbisë ka theksuar se ai do të mbahet në polici për 48 orë.
Në komunikatë thuhet se për shkak të kallëzimit penal ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike.
Mediat serbe njoftojnë se javën e kaluar ai I është përgjigjur ftesës së organeve serbe dhe I shoqëruar nga avokati, në hapësirat e MPB-së serbe, ka dhënë deklaratë rreth ngjarjeve tragjike në Banjskë.
Avokati I tij, Goran Petronijeviq, para disa ditëve, gjatë një konference për media, lexoi letrën e Radojiçiqit, ku njoftoi se për shkuarjen e tij në veri të Kosovëm më 24 shtator nuk ka njoftuar askend dhe se është I gatshëm t`u përgjigjet thirrjeve të organeve kompetente.