Mario Dedivanoviç është një nga grimerët më të kërkuar në listën e të famshmëve duke përfshirë Kardashianët. Ai është gjithashtu ambasador i “Anastasia Beverly Hills” dhe ka hartuar programin e tij të trajnimit të quajtur “Master Class”.
Mario shfaqet në serialin “The Kardashians” si miku i Kimit dhe si grimeri i saj e që atëherë ata të dy kanë qenë një dyshe simpatike.
Kimi tregohet shumë e dashur ditën e djeshme duke e uruar mikun e saj të vjetër për ditëlindjen e tij.
Në fotografinë e parë që postoi bukuroshja shkruante: “Gëzuar ditëlindjen për të vetmin Mario Dedivanoviç. E di që ditëlindjen e pate dje, por unë isha shumë e zënë duke folur me ty në telefon e duke kënduar, kështu që po postoj tani t’i tregoj botës se të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty.