Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura për hyrje nga Serbia

Pikat kufitare Jarinje e Bërnjak po vazhdojnë të jenë të mbyllura që nga sulmi terrorist që ndodhi javën e kaluar në veri të vendit.

Në këto pika që dhjetë ditë veturat mund të dalin në drejtim të Serbisë, ndërsa janë të mbyllura për ato që vijnë nga Serbia në drejtim të Kosovës.

“Situata në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak edhe sot është e pandryshuar, ka mundësi të dalin nga Kosova, por në Kosovë nuk mund të hyjnë veturat e pasagjerëve, madje edhe këmbësorët”, kështu shkruan mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”.

Pikat kufitare ende nuk dihet se kur do të hapen sërish.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share