Azerbajxhani arreston ish-liderin separatist dhe disa të tjerë pasi u përpoqën të kalonin në Armeni
Një mision i Kombeve të Bashkuara mbërriti në Nagorno-Karabakh pas një ofensive nga Azerbajxhani.
Misioni, i udhëhequr nga një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së, është i pari në rajon në rreth 30 vjet dhe bëhet për të vlerësuar nevojat humanitare në rajon.
Zyrtarët lokalë e hodhën poshtë vizitën si një formalitet. Disa njerëz, përfshirë të moshuarit, kishin vdekur gjatë rrugës për në Armeni për shkak të kequshqyerjes, mungesës së ilaçeve ndërsa kishin kaluar më shumë se 40 orë udhëtim.
Procesi i zhvendosjes së atyre që u zhvendosen nga Nagorno-Karabaku në Armeninë fqinje i erdhi fundi. Pothuajse e gjithë popullsia etnike armene e enklavës prej 120,000 banorësh tani është larguar në Armeni.
Azerbajxhani arrestoi ish-udhëheqësin e Nagorno-Karabakut Arayik Harutyunyan si dhe disa të tjerë pasi u përpoqën të kalonin në Armeni së bashku me dhjetëra mijëra të tjerë.
Njoftimi i urdhër-arrestit pasqyron synimin e Azerbajxhanit për të zbatuar shpejt dhe me forcë kontrollin e tij në rajon pas tre dekadash konflikti me shtetin separatist.
Ndërsa Baku është zotuar të respektojë të drejtat e armenëve etnikë në Nagorno-Karabakh, shumë prej tyre janë larguar për shkak të frikës së hakmarrjes, humbjes së lirisë për të përdorur gjuhën e tyre, për të praktikuar fenë dhe zakonet e tyre kulturore.
Klan News