Pas ndeshjes derbi në Çair, flasin trajnerët e ekipeve – Zhizhoviq dhe Duro

Në ndesjen derbi të javës së nëntë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë, ekipi i Shkupit doli  fitues në përballjen me kampionin në fuqi ekipin e Struga Trim Lum me rezultat 2-0  dhe  pas  kësaj ndeshje  bëhet  lider në renditjen e tabelës me  18 pikë. Pas  kësaj ndeshje  për  faqet  zyrtare të  ekipeve përkatëse   janë deklaruar  dy  trajnerët Mlladen Zhizhoviq i FC Shkupi  dhe Shpëtim Duro i ekipit Struga Trim Lum

Kjo ishte fitorja e katërt e skuadrës së udhëhequr nga strategu Zhizhoviç, një në ndeshjen e kupës prandaj tani ekipi ynë është kryesues në tabelë.

Pikërisht ndeshjen me  kampionin në fuqi e ka komentuar edhe vet strategu boshnjak  trajneri i Shkupit Mlladen Zhizhoviq,

“Ishte nj derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë.

Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar. Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë” ka deklaruar trajneri Zhizhoviq.

Ndërkaq  pas disfatës në stadiumin e Çairit, opinionin e tij pas përfundimit të ndeshjes e ka dhënë edhe  trajneri I Struga Trim Lum,  Shpëtim Duro, i cili pos tjerash ka deklaruara:

Në pjesën e parë skuadra jonë ishte më e vendosur në fushë, ishtë më mirë se kundërshtari dhe kishim 2-3 mundësi për të kaluar në avantazh, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment, kurse në pjesën e dytë ishte ai episodi i golit që prishi ekuilibrat, sidomos edhe kartoni i kuq ndikoi për vazhdimësinë e lojës” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro.

Duro  ka pranuar  se orari i ngjeshur  për skuadrën e tij është stërngarkuar  meqë për një javë ka zhvilluar  tri ndeshje  të vështira, ndërsa me të njëjtin ritëm do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit vjeshtor  krejt shkaku i ndeshjeve  ndeshjeve  ndërkombëtare. Struga  Trim Lum, të mërkurën përballet me  Shkëndijën në Tetovë  për tѱ zhvilluar ndeshjen e mbetuar nga  java e dytë e kampionatit

Realisht ka ndikim, pasi kemi pas orar shumë, shumë të ngjeshur. Unë e kam thënë që e kemi përballuar aktivitetin me një organikë të njëjtë, megjithatë kam mendimin se ishte një ndeshje që nuk duheshe ta humbisnim” – vijoi Duro, i cili kishte vërejtje edhe në kushtet jashtëzakonisht skandaloze që ofronte fusha e stadiumit në Çair.

Ajo që dua të them, nuk ishin edhe kushtet e mira, terreni ishte në gjendje jashtëzakonisht skandaloze që nuk lejonte të luajmë futboll normalisht, kundërshtari u ambientua më mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku pas shënimit të golit e menaxhoi më mirë lojën” – përfundoi intervistën për faqen zyrtare të klubit trajneri Shpëtim Duro, i cili sërish do të ketë mungesë të lojtarëve edhe në mesjavë, pas atij kartoni të kuq të Hristijan Georgievskit.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share