SË PAKU 13 VIKTIMA – DRUHET SE NUMRI MUND TË JETË MË I MADH
Së paku 13 persona humbën jetën, kurse katër janë lënduar në zjarrin që herët në mëngjes kishte shpërthyer në një lokal nate në Mursia të Spanjës, kurse më pas është përhapur në disa klube nate në atë pjesë të qytetit.
Ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim të personave që nuk janë gjetur, kurse druhet se numri i viktimave mund të jetë më I madh.
Zjarri kishte shpërthyer mes orës 06.00 dhe 07.00 të mëngjesit në ndërtesën dykatëshe të klubit të natës në Mursia të Spanjës. Sipas policisë, në këtë klub ka patur festë ditëlindjeje.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit kurse hetimet vazhdojnë.
Kryebashkiaku i Mursias, Hoze Balesta, ka shpallur tri ditë zie dhe paralajmëroi se do të formojë një qendër pranimi për familjarët e viktimave.