Maratona e Shkupit: Dominuan atletët Kenianë!

MBI 11.000 GARUES NGA 53 VENDE

Fitues i edicionit të 19-të të Maratonës së Shkupit është Viktor Kiplagat nga Kenia. Në vend të dytë u rendit keniani Çeriot Laban, kurse vendin e tretë e fitoi Dario Ivanovski nga Maqedonia e Veriut.

Shtegun prej 42 kilometra fituesi e kaloi për 2 orë 15 minuta dhe 9 sekonda.

Edhe në konkurencën e femrave fituesja vjen nga Kenia. Rut Matebo vrapoi për 2 orë, 44 minuta dhe 17 sekonda. Në vendin e dytë u rendit Mersi Kipekomoi dhe e treta Marija Vrajiq.

Në Maratonën e Shkupit sot u vrapua edhe gjysmëmaratona dhe maratona e stafetës.

Në edicionin e sivjetmë të Maratonës së Shkupit morën pjesë mbi 11 mijë garues nga 53 vende. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share