Mohamed Salah fiton 1 milionë Euro në javë

Të ardhurat nga kontrata, sponsorët, të drejtat e imazhit

Më pak se një muaj më parë, gjatë merkatos së verës u raportua se klubet saudite po bënin oferta për Mohamed Salah. 200 milionë Euro për Liverpool, po aq pagë për lojtarin në tre vjet, më shumë se Cristiano Ronaldo apo Benzema.

Shifra të çuditshme, por që Salah nuk i duhen. Ai tashmë fiton të paktën 1 milionë Euro në javë, nga 54 deri në 62 milionë në vit, siç zbulon një studim i Harvard Business School. 31-vjeçari ka bërë një rrugë të gjatë që nga kontrata e parë që nënshkroi në karrierën e tij.

Sot Salah është fytyra e një perandorie milionere, rreth së cilës rrotullohen interesat dhe sponsorët. Për të kujdeset menaxheri i tij, Ramy Abbas Issa, kolumbian i rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e këshillon që Salah të investojë tek vetja jo vetëm në futboll por edhe jashtë stadiumit, në mënyrë që të ruajë sa më mirë imazhin e tij për të qënë më tërheqës për sponsorët.

Kontrata, e nënshkruar në fund të Qershorit 2022, është baza e të ardhurave të Salah. Ajo ka një pjesë fikse prej rreth 11.7 milionë Euro në vit deri në vitin 2025, por gjithashtu edhe pjesën e bonuseve lidhur me performancën, të drejtat e imazhit.

Paga që i jep Liverpool, është vetëm një pjesë e vogël e fitimeve. Mo ka kontrata me Adidas, Bank of Alexandria, Pepsi, Gucci dhe markën e pasurive të paluajtshme Mountain Vieë, që i sjellin nga 4 deri në 7 milionë Euro në vit. Sa më mirë të luajë, aq më shumë përfiton nga Liverpool, dhe nëse ekipi arrin suksese prej tij, shtohen të ardhurat jashtë fushe. Dhe sa më shumë rritet llogaria e tij bankare, aq më pak ka nevojë ai për paratë e sauditëve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share