Arsenali fiton në udhëtim te Bournemouth, kurse dy ekipet nga Manchesteri pësojnë humbje

Arsenali ka fituar si mysafir kundër Bournemouth, me rezultatin 0-4, në ndeshjen e cila u zhvillua në “Vitality Stadium”.

Golin e parë për Topçinjtë e shënoi Bokayo Saka në minutën e 17-të, kurse vetëm 27 minuta më vonë, Martin Odergard e dyfishoi epërsinë për londinezët duke shënuar nga penaltia. Në minutën e 53-te, sërish nga penaltia, por kësaj rradhe tjeter futbollist, Kai Havertz trefishoi epërsinë, duke shënuar golin e parë personal për Arsenalin.

Ndërsa, krejt në fund në minutat shtesë, pas një asistimi nga Ben White, sërish Odegard del në skenë dukë shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Arsenalin në këtë takim.

Në fund Bournemouth 0-4 Arsenal.

Në ndeshjen tjetër në ‘’Old Trafford’’ Man United zhgënjeu para tifozëze të vet pasi u mposht 0-1 nga Crystal Palace.  Golin e  vetëm në këtë ndeshje dhe të fitorës për Crystal Palace e shënoi qendërmbrojtësi danez Joachim Andersen.

Në fund Man United 0-1 Crystal Palace.

Humbje pësoi edhe Mannchester City si mysafir kundër Wolves.

Vendasit kaluan në epërsi për herë të parë në minutën e 13-te përmes autogolit të qendër mbrojtësit të Cityt, Ruben Dias. Ndërkaq, në pjesën e dytë, në minutën e 58-të Julian Alvarez barazoi shifrat per Man Cityn. Pas kësaj, 6 minuta më vonë sërish vendasit kalojnë në epërsi me golin e Jug-koreanit Hee-Chan Hëang, I cili do të jetë edhe goli i fitores për vendasit në këtë ndeshje

Në fund Wolverhampton Vanderers 2-1 Manchester City.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share