VMRO: Në vend ka prodhime qumshtore me substanca kancerogjene

Autoritetet mohojnë pretendimet e opozitës

VMRO-DPMNE alaramoi se në treg ka prodhime ushiqmore nga Serbia, që sipas tyre ka nivel të lartë të alfatoksinës M1. Nga kjo parti kërkojnë shkarkimin e Nikolçe Babovskit nga posti i drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ky është njëri nga rezultatet që po ua prezantojmë, bëhet fjalë për kos proteinik të importuar nga Republika e Serbisë dhe tregon një nivel të rritur të alfatoksinës, dokumenti i dytë është një raport laboratorik për qumështin nga një qumështore nga Republika e Maqedonisë, e cila tregon poashtu edhe praninë e alfatoksinës mbi kufirin e lejuar”, tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.

Nga Ministria e Ekonomisë iu bënë thirrje qytetarëve t’u besojnë institucioneve, e jo deklaratave që i japin disa politikanë për fitimin e pikëve politike ditore. Pretendimet e opozitës I mohoi AUV, e cila e demantoi informatën e tillë, duke theksuar se Tripunovski sërish rrejshëm po përhap panik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share