“Nuk dua princ, por një luftëtar”, Irisi: Lidhja ime më e gjatë ka qenë 4 vjet

Iris, një nga konkurrentet që ka dalë së fundmi prej vilës luksoze të “Love Island Albania” ka folur këtë të Shtunë gjerë e gjatë për këtë eksperiencë dhe jo vetëm.


Si një vajzë mjaft energjike dhe pozitive, ajo thotë se do një djalë me temperament të fortë në krah, sepse vetëm një i tillë mund ta përballojë.

“Më pëlqen që të zgjohem shpejt në mëngjes, që ta kem gjithë ditën të lirë. Po, jo he aq të lirë sepse kam shumë gjëra për të bërë. Shkoj në leksione, lexoj, merrem me studime. Në kohë të lirë shkoj në palestër, në Shqipëri vij shumë shpesh. Edhe para se të futesha në ‘Love Island’ vija shpesh dhe gjatë festave, për pushime. Fëmijëria ime, kam qenë pak a shumë si tani, shumë e përkëdhelur.

Prindërit e mi më kanë plotësuar të gjitha tekat, ngaqë jam dhe vajzë e vetme. Më mungon liria që nuk mendon për asgjë, sepse nuk ua di kuptimin, ndërsa kur rritesh krijohen dinamika. Kënga që më kujton lidhjen e fundit që kam pasur është “Piu bella cosa” Eros Ramazzotti. Dua një luftëtar, nuk dua një princ. E para e punës nuk ka shumë rëndësi bukuria për mua, dua të ketë një temperament shumë të fortë për të më përballuar. Të ketë shumë durim, sepse duhet shumë me mua, të jetë i sinqertë, besnik dhe të mos ketë barriera mes nesh.”

Iris shton se lidhja e saj më e gjatë romantike ka zgjatur 4 vite.

Kam më shumë shokë sepse më kanë krijuar atë mbështetjen, ngaqë nuk kam kam as motër e as vëlla, nuk më kanë tradhtuar kurrë. Lidhja ime më e gjatë, 4 vjet. Fal, por nuk harroj!”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share