Stresi: Parmbrëmë mbylla Tik Tok-un, me moshën ec gjithçka…

Në një intervistë këtë të Shtunë për “Aldo Morning Show”, reperi i njohur Arkimed Lushaj ose ndryshe Stresi ka folur edhe për raportin e tij me rrjetet sociale.


Ai theksoi se ditët e fundit e ka mbyllur llogarinë e tij në Tik Tok, pasi shton ai, aty ka shumë njerëz që shajnë tërë kohën.

“Erdhi koha të marrim gjërat nën kontroll”, tha Stresi.

-Ke nevojë për famë ti?

Stresi: Ishte eksperiencë që isha shumë kurioz, provova, fitova.

-Dje ke shkruar në Instragram më duket se kemi gjithmonë dy opsione, të marrim kontrollin ose të mbijetojmë nën presion. Je duke ia thënë dikujt?

StresiËshtë një rrjet internet Tik Tok që është për njerëz funny, që duan të bëjnë gallata, ato videot humoristike. Në Shqipëri është gjynah për disa njerëz, vetëm me ofendime dhe të them të drejtën familjet tona janë sharë me mënyrat më të ndryshme.

-E di, i kam pa.

Stresi: Unë e kam mbyllur Tik Tok-un parmbrëmë, e kemi bërë log out edhe ajo ka qenë ideja të marrim kontrollin, se kishim dalë pak jashtë kontrollin. S’ka më gjynah t’u hysh në hak familjarëve të dikujt tjetër. Nuk kanë faj Aldo nëna, baba, motra apo dikush tjetër. Këta janë njerëz të helmuar dhe kjo ishte një thirrje pak a shumë që e bona.

-Je duke zbutur shumë sherre dhe të kam parë që ke ndërhyrë për të tjerë “mos u zini”, je lodh nga këto?

StresiËshtë një fjalë shumë e hijshme që ka ngel, me moshën ec gjithçka. Këto gjëra kanë kaluar. Mami është shumë e kënaqur me mua, faktikisht nuk është se po kaloj shumë kohë në shtëpi se 3 muajt e verës kam qenë jashtëzakonisht i zënë.

-Po mirë shyqyr amon. Harxhon akoma si i çmendur?

StresiUnë po punoj për veten time, harxhoj non stop.

-Epo s’qenke akoma për familje.

Stresi: Harxhoj për look-un tim, për veshjet se i kam pikë të dobët./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share