LSDM: Me sondazhe të porositura, Mickoski dëshiron të ruajë vendin e tij në Pallatin e Bardhë

LSDM ka akuzuar sot kreun e VMRo-DPMNE-së se po prezanton në opinion rezultate të anketave, që sipas LSDM-së, nuk janë publikuar askund, por janë të porositura, përcjell KlanM. Kjo sipas LSDM-së, bëhet me qëllim që Mickoski ta ruajë kreun e partisë nga përçarjet, që siç thuhet, kanë ndodhur kohën e fundit me përfshirjen edhe të ish kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski.

“Ndonëse nuk janë publikuar, Nikolovski dhe Mickoski i dinë rezultatet, që është dëshmia më e madhe e sistemit të anketave të porositura nga DPMNE. Me sa duket, kulmi i grindjeve të brendshme, ndarjeve dhe përçarjeve në DPMNE janë aq të mëdha sa Mickoski ka nevojë për një sondazh të ri fals, i cili këtë herë ka një përdorim ekskluzivisht të brendshëm. Me sondazhe të porositura, Mickoski dëshiron të ruajë vendin e tij në Pallatin e Bardhë. Sondazhet e rreme të DPMNE-së janë të njohura për publikun dhe nuk janë gjë tjetër veçse shpresë e rreme për Mickoskin, froni i të cilit në Shtëpinë e Bardhë po dridhet. Mbetet të shihet nëse këto sondazhe të rreme, të porositura do të publikohen nga i njëjti institut që parashikoi fitoren e DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2020 dhe që kishte lidhur një sërë kontratash me institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share