Kurti thotë se rritja ekonomike për dy vite është me e larta në histori: Mbi 51% e qytetarëve janë të kënaqur me punën time

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ekonomia e vendit ka shënuar progres të pa parë në historinë e Kosovës, sipas tij, mesatarja e rritjes ekonomike për këto dy vite të qeverisjes ishte 7,9 për qind.

Sipas tij, mbi një miliard euro është rritja vjetore e ekonomike në vend, e krahasuar me qeveritë e kaluar sipas Kurti, u duheshin tri vite për rritje në një miliard euro.

Duke folur në mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se sipas Bankës Botërore, Kosova do të ketë rritje më të madhe ekonomike për vitet 2023, 2024, 2025, sipas tij, sipas një raporti nga UNDP-ja tregon se pritjet e qytetarëve për përparim më të madh ekonomik në vitin 2023 janë më të larat se kurrë, me 59 për qind.

Ai theksoi se e njëjta organizatë ka thënë se mbi 51 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij si kryeministër i Kosovës, e për këtë ai thotë se është një qeveri në kurs të mirë të zhvillimit.

“Të gjithë i indikatorët tregojnë se ekonomia jonë ka shënuar një progres të pa parë më herët në historinë e shtetit tonë. Mesatarja e rritjes ekonomike për këto dy vite ishte 7,9 për qind, 10, 7 për qind në vitin 2021 dhe 5,2 për qind në 2022, një herit më e larta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Mbi 1 miliard euro është rritja vjetore e ekonomisë tonë, teksa para qeverisë tonë nevojiteshin 3 vjet për 1 miliard rritje”.

“Janë dyfishuar investimet e huaj e direkte. Kemi ngritur rezervat shtetërore. Kemi shtuar 2 mijë ushtarë të rijnë. Pra jemi një qeveri në kurs të mirë të zhvillimit dhe po shkojmë drejt realizimit të programit tonë, kjo konfirmohet nga matjet e organizate të brendshme dhe të jashtme. Banka Botërore tha se Kosova do të ketë rritje më të madhe ekonomike për vitet 2023, 2024, 2025 dhe se kemi pasur pakon më të madhe në Ballkan si përqindje e bruto produktit vendor për krizën energjetike dhe përballjen me inflacionit”.

“UNDP tregoj se pritjet e qytetarëve për përparim më të madh ekonomik në vitin 2023 janë më të larat se kurrë, me 59 për qind. E njëjta organizatë tha se mbi 51 e qytetarëve janë të kënaqur me punën time si kryeministër. Dhe sipas matjeve të më hershme besimi i qytetareve shkon në mbi 55 për qind dhe është më i larti në Ballkan”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share