Procedohet penalisht turku, nuk deklaroi 17 mijë Euro në hyrje të Shqipërisë

Gjithashtu, procedohet 50-vjeçari shqiptar

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, 36-vjeçarin turk me iniciale D. C. dhe 50-vjeçarin shqiptar me iniciale L. D.

Gjatë kontrolleve në hyrje të Shqipërisë, shtetasit turk i janë gjetur 17 020 Euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në dalje të Shqipërisë, 50-vjeçarit me iniciale L.D. i janë gjetur 11 820 Euro dhe 1900 Dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share