Hapet centrali më i madh privat fotovoltaik në Ballkan

CENTRALI MBULON NEVOJAT E 30.000 FAMILJEVE

Autoritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë hapur zyrtarisht centralin më të madh privat fotovoltaik në Ballkan “FEC Novaci” me kapacitet prej 55 megavat dhe prodhim të projektuar vjetor prej 85.000 megavat-orë rrymë elektrike. Centrali, sic u tha, do t`i kënaq nevojat vjetore me rrymë elektrike për 30.000 familje.

“Stabiliteti në sigurimin e energjisë elektrike nëpërmjet të gjitha resurseve të disponueshme është prioriteti ynë. Kemi potencialet natyrore; ujë, erë, mbi 280 ditë me diell cdo vit, që është mbi mesataren evropiane dhe nga vendi nisim të krijojmë qendër të gjelbërt energjetike në Evropë” – tha Kovaçevski.

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se deri më vitin 2016 vendi kishte kapacitete për të prodhuar energji elektrike solare jo më shumë se 17 megavat, kurse aktualisht kjo shifër është 393.6 megavat.

“Momentalisht në KRRE ka licensa që deri në fund të vitit kapaciteti I instaluar të tejkalojë 550 megavat vetëm në pjesën e centraleve fotovoltaike. Në vitin prodhohen 610 megavat orë që mbulojnë nevojën e 198.000 familjeve” – tha Bekteshi.

Punët për ndërtimin e centralit fotovoltaik filluan në nëntor të vitit të kaluar. Centrali përbëhet nga 101.062 panele, kurse periudha operative e punës është 25 vite. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share