Lë fushën e lojës në minutën e 38-të
Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni e nisi si titullar për Granaden në sfidën e mbrëmshme kundër Betisit, por u detyrua të lërë fushën në minutën e 38-të për shkak të një dëmtimi.
Uzuni u përplas me një nga kundërshtarët dhe pasi kërkoi ndihmën mjekësore u zëvendësuar menjëherë.
Pritet të dalin rezultatet e analizave mjekësore mbi gjendjen e lojtarit. Për trajnerin Silvinjo mungesa e Uzuni mund të shkaktojë probleme në sfidën e 12 tetorit me Çekinë, pasi mund të ketë edhe dy mungesa të tjera si Cikalleshi në sulm dhe Ismajli në mbrojtje.
Tv Klan