Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po kërcënon shtetin, duke përdorur rininë serbe.
”Vuçiq tani qartazi po kërcënon interesat shtetërore dhe po e çon rininë tonë në një vdekje të kotë për hir të interesave të disave që nuk duan stabilitet në Serbi”, tha Trajkoviq në platformën X, transmeton klankosova.tv.
Tutje ajo tha se askush nuk duhet të pyes se si Milan Radojiçiqi u shpëtua nga çdo situatë.
”Nga tentativa e arrestimi për vrasjen e Oliverit e deri te incidenti i fundit në Banjskë u tërhoq nga problemi nga një dorë misterioze që ka fuqi si mbi serbët ashtu edhe mbi shqiptarët”, tha ajo.
Kjo sipas Trajkoviqit duke lënë në baltë shokët e Radojiçiqit.