SERBËT E KOSOVËS TË ÇLIROHEN NGA TUTELA E SERBISË
Bojan Mijailoviq, njëri nga tre sulmuesit e armatosur serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është truproje e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandar Vulin ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeqla.
Ai ka thënë se Milajoviq ishte trupërojë i Vulinit, në vizitën e tij në Kosovë në vitin 2013. Sipas tij edhe kjo e vërteton se Serbia si shtet është këmbë e kokë është e përfshirë në këtë sulm ndaj Kosovës.
“Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-së. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë” – deklaroi Sveçla.
Ai ka deklaruar se faktet janë dëshmi se synimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar nga koha e Millosheviqit.
Që nga e diela policia e Kosoëvs ka konfirskuar armatim në Banjskë me vlerë mbi 5 milionë euro. Ky sulm sipas kryeministrit Albin Kurti ka dëshmuar për rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve kriminale e terroriste serbe në veri. Ai tha se të dielën u cenua sovraniteti i shtetit, integriteti dhe siguria kombëtare.
“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falënderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin” – tha Kurti.
Kurti thotë se sulmi ka shfaqur nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë.
“E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuhë të qartë e të përveçme e kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar” – tha Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës.
Pas dokumentimit për pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin në Banjskë, sipas tij është vërtetuar edhe se është jetike ringjallja e pluralizimit politik për serbët e Kosovës.
E rrugët që të dërgojnë në fshatin Banjskë tashmë janë liruar për qarkullim.
Sipas policisë qëllimi në aksionin e Banjskës tre ditë më parë, nuk ishte vrasja e grupit sulmues, por lirimi i territorit nga grupi i armatosur.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.