BDI dhe Kovaçevski me nënshkrimin e Artan Grubit morën vendimin për themelimin e kazinove të reja online.
Në këto kushte ku qytetarët janë duke u zhytur në varfëri në vend që hapin vende tjera pune në standarde më të mira ato formojnë më shumë kazino të cilat edhe më shumë do të varfërojë qytetarët, thonë nga VMRO.
“Për ta bërë këtë më të dyshimti, qeveria sjell kushte të cilat i s’kualifikon firmat vendase dhe ka mundësuar të hyj kapital nëntokësor nga bullgaria siç është Vasil Boshkov – Kafka. Është personazh i lidhur me mafien bullgare, i cili jeton në Dubai, merret me lojëra fati dhe kushtet për biznes në Maqedoni të përcaktuara nga qeveria hapin mundësi për hyrjen e nëntokës bullgare në vend.
Kjo nuk është vetëm hipokrite nga ana e pushtetit që varfëron popullin, por është edhe jashtëzakonisht e rrezikshme për shtetin”, thuhet në njoftimin e partisë për opinionin.