KUPA E RMV-së: Mësohen dyshet e 1/8 së finales

Sot në ambientet e FFM-së në praninë përfaqësuesve të kualifikuara në të 1/8 e finales të edicionit të 31-të Kupa e RMV-së në futboll u tërhoq shorti për fazën e dytë të këtij kompeticioni të garave.

Shorti deshi që në 1/8 e finales të përballen Voska Sport – Struga Trim Lum, Shkëndija do të jetë mysafire e Rabotniçkit në Shkup. FC Shkupi është nikoqire e Ohrit në Çair. Ekipi i Vardarit përballet me fituesin e Kupës, Makedonija Gj.P. Në Shtip, Bregallnica ishte me fat pasi përballet me skuadrën Jang Tim të Strugës. AP Brera në Strumicë e prêt Gostivarin, ndërsa në Manastiri Pelisteri është nikoqire e Tikveshit. Sileksi në Kratovë përballet me Bashkimin e Kuamnovës.

Ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen me 25 tetor, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa kualifikuesi për në raundin e radhës vendoset vetëm me një ndeshje.

Dyshet e 1.8 së finales

Vardari- Makedonija Gj.P

Bregallnica – HJang Tim

Rabotniçki – Shkëndija

Sileksi – Bashkimi

Pelisteri – Tikveshi

APM Brera – Gostivari

FC Shkupi – Ohri

Voska Sport – Struga trim Lum /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share