Adelina Tahiri merr një vendim lidhur me martesën: Është më e mira për rrethanat ku jemi

E përfolur në media, e komentuar në rrjete sociale, e vendosur shpesh në qendër të vëmendjes, martesa e Adelina Tahirit dhe partnerit të saj, Seriozhës ka qenë një nga temat e preferuara të lajmeve rozë. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për një intervistë rreth jetës personale dhe karrierës, Adelina u ndal edhe te presioni që ka ndierë nga mediat në martesën e saj dhe thotë se tashmë ka marrë një vendim.

Adelina Tahiri: Të them sinqerisht, për arsye të të gjitha këtyre gjërave, çfarëdo që më ka ndodhur në jetën time unë kam vendosur jetën time mos ta diskutoj asnjë lloj mënyre për asnjë lloj gjëje më të vogël sepse gjithmonë mediat i kalojnë në një anë tjetër dhe çdo diskutim dhe çdo deklaratë që unë jap për çfarëdolloj mënyre, keqtrajtohet, shkruhet dhe bëhen pafund pyetje, njerëz që nuk më kanë shkruar me vite se si je janë kureshtarë për relatacionin, marrëdhënien…

Rudina Magjistari: E vërtetë. Por unë dua të them një gjë, që ti je nga të paktat që ke folur gjithnjë shumë hapur, ke pasur një lloj lirshmërie.

Adelina Tahiri: Është e vërtetë. Tani flas zyrtarisht.

Rudina Magjistari: Jeni mirë, ka rëndësi që jeni mirë të paktën?

Adelina Tahiri: Nuk dua të jap asnjë lloj komenti.

Rudina Magjistari: Në rregull, paska ndryshuar Adelina, ka marrë një vendim në jetën e saj. Është zgjedhja jote, pa diskutim.

Adelina Tahiri: Mendoj sinqerisht, unë e respektoj të drejtën e çdo njeriu por mendoj se është më e mira edhe për rrethanat ku jemi, dhe për mua, dhe për djalin tim, edhe për atë.

Këngëtarja ka folur për herë të fundit rreth martesës së saj në programin “Në Kurthin e Piter Pan”, në muajin Prill. “Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar. Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, u shpreh Adelina./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share