Të ftuar special, në koncert kishte reperen Megan The Stallion
Beyonce ishte veshur për të lënë përshtypje, teksa çoi turneun e saj të “Renaissance” në qytetin e saj të lindjes, Huston,Teksas. Këngëtarja, 42-vjecare , dukej mahnitëse teksa shfaqte linjat e saj të pabesueshme me një fustan “Balmain” nga Olivier Rousteing. Fustani i saj i zi me pika ishte përshtatur në perfeksion me një dekolte të thellë dhe një çarje të guximshme deri në kofshë.
Fustani kishte gjithashtu rripat me perla dhe një trëndafil vezullues në ijën e saj, duke tërhequr vëmendjen tek beli i saj i hollë. Ajo e kompletoi pamjen me doreza të bardha dhe me një gjerdan perlash rreth qafës së saj.
Fustani i artistes është pjesë e koleksionit të ardhshëm Pranverë-Verë 2024 të “Balmain”, që do të bëjë debutimin më 27 Shtator ,në Javën e Modës” në Paris.Më vonë gjatë spektaklit Beyoncé i befasoi fansat e vendlindjes me një paraqitje nga Megan The Stallion.
Klan News