Nuk dua të komentoj në dinamikat e partive tjera politike, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen se si i komenton përplasjet verbale mes Hristijan Mickoskit dhe Nikolla Gruevski. Kovaçevski tha se para nesh është vendimi mbi ndryshimet kushtetuese, që duhet t’i bashkojë të gjithë.
“Unë disa herë kam thënë se çështje kyçe në shtet është që të gjithë të bashkohemi në një shtet europian, që bashkërisht të marrim vendime që nënkuptojnë prosperitet për shtetin, kjo do të thotë marrje të vendimeve në Kuvend që do ta hapin rrugën drejt anëtarësimit të plot në BE”, tha mes tjerash Kovaçevski.