Në rrjetin social facebook profesori, Haqim Baftijari ka paralajmëruar për gjendjen emergjente që është krijuar në rrugën Shipkovicë-Brodec nga rreshjet e shiut dhe ka pamundësuar shkuarjen në shkollë të nxënësve, përcjellë Klan M.
Ja statusi i plotë:
“Gjendje emergjente e rrugës Shipkovicë-Brodec, bllokim te përroi madh nga të reshurat e shiut ,nuk është e kalueshme deri më tani nga asnjë lloj makine! Ka pamundësuar shkuarjen e nxënësve në shkollë,punëtorëve dhe rasteve tjera…ka bllokuar qarkullimin për tri fshatra, Brodec, Veshallë, Bozoc” – shkruan Baftijari. /KlanMacedonia/