Digjet fabrika e bojërave në Maminas

Zjarri në ambientet e brendshme të fabrikës, hetohet shkaku

Digjet nga flakët një fabrikë bojërash në Maminas. Zjarri ra brenda ambienteve të fabrikes rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Forcat zjarrfikëse nga të gjitha qytetet e Qarkut të Tiranës luftuan me flakët për 4 orë deri në orët e para të ditës së sotme.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës.

Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar. Policia evakuoi banorët që jetonin pranë fabrikës dhe bllokoi për disa orë kalimin në autostradën Tiranë-Durrës.

Lëndët kimike që ndodheshin brenda fabrikës si lëndë e parë për prodhimin e bojërave kanë ndihmuar që zjarri të përhapej dhe të shkaktonte dëme të shumta materiale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share