Kukësi voton sot për të zgjedhur kryebashkiakun

Rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin sot qytetarin e parë të Kukësit. Në garë janë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS.

Emri Vata, i zgjedhur nëpërmjet procesit të primareve, vjen nga radhët e policisë ku ka mbajtur dhe poste drejtuese. Vata njihet edhe si drejtuesi e operacionit që arrestoi Klement Balilin për herë të parë në vitin 2006.

Ndërsa Albert Halilaj ka mbajtur postin e prefektit të qarkut të Kukësit, dhe më herët kaq qenë në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës.

Në Kukës do të ketë vetëm identifikim elektronik. Ndërsa qytetarët do të votojnë vetëm në një fletë votimi, ku numrin 1 e mban kandidati i PS, ndërsa numrin 2 e mban ai i “Bashkë Fitojmë”.

Kjo garë solli përplasjen e radhës mes grupimeve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan shumicën e administratës zgjedhore në qendrat e votimit. Ndonëse Ilirjan Celibashi vendosi për t’i dhënë 2 anëtarë koaliconit “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi nje vendim të tillë duke favorizuar Lulzim Bashën.

Por pavarësisht kësaj beteje në KQZ, Lulzim Basha nuk ka një kandidat. PD vendosi të regjistrohet në zgjedhje por jo të futej në garë.

Rezultati i votimeve sot do të tregojë nëse kuksianët do ta ndëshkojnë Partinë Socialiste apo do t’i japin një mundësi të dytë pas skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share