Fillon sezoni i vjeljes së mollëve

KULTIVUESIT: MASAT E QEVERISË, MOS TË KETË NGRIRJE EDHE TEK KY RENDIMENT

Ka filluar sezoni i vjeljes së mollëve, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar sasia këtë vitë është  shumë më e vogël edhe përkundër asaj që cilësia mbetet e njejtë. Për kultivuesit ky sezon nuk ka qenë edhe aq I frytshëm bazuar tek fakti që këtë vitë ka 60-70 për qind rendimet më pak e kjo për arsyeje të kushteve klimatike që pati vendi jonë.

“Kjo sezon është shumë më e dobët se vitet e tjera për arsyeje klimatike, si kualitet janë më të mira mirpo sasi nuk ka shkaku I kushteve klimatike në pranverë, andaj këtë vitë rendimentet janë më të ulta 60 deri 70 për qind”, tha Amet Ismaili, bujk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ameti shto që aktualisht çmimet janë të mira por kanë drojë që me masat e qeveris mos të ketë ngrirje edhe tek ky rendiment nga ku apelon deri tek qeveria që në ngrirjen  e çmimeve most ë hyjë edhe molla.

“Edhe apeloj deri tek Ministria e Ekonomis edhe tek Qeveria që me masat që ka marrë për ngrirjen e çmimeve mos të futet edhe molla për arsyeje që na dëmton shumë mënjeherë kanë ndikuar masat e qeverisë edhe tregëtarët hezitojnë të bëjenë sepse nuk e dine me çfarë çmimi do të shitet nëpër markete”.

Ky vitë për të gjithë ata që merren me buqësi ka qenë më I vështirë  për shkak që në krahasim me harxhimet të cilat I kanë pasur as gjysma e mundit të tyre nuk kanë mundur të fitojnë kështu tha edhe Ameti I cili për të mbuluar shpenzimet punojnë familjarisht./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share