Prej në qeli të burgut në zyre të Mickoskit

KREU I OPOZITËS NUK SHEH ASGJË TË KEQE NË TAKIMIN ME JANKULLOSKËN

Prej në qeli të burgut e drejt në zyrë tek Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Gazetari: Që i bie se nga qelia e burgut erdhi drejt tek ju në zyrë?

Mickoski: Po, dhe do të jetë nderë për mua nëse këtë e bën sërish.

E kjo aspak si pengon kreut të opozitës.

Gazetari: Z. Mickoski në disa momente veproni çuditshëm si njëri e edhe më çuditshëm si politikan. Një ditë e luftoni krimin kurse ditën e ardhshme ftoni kriminel të dënuar në zyrën tuaj. Çka ju duhej ky takim? Dhe a jeni aq të kompleksuar nga Gruevski sa që nëse ai shkruan se ju nuk i mbroni anëtarët e mëhershëm të VMRO-së, ju menjëherë duhet të thirrni dikë në zyre?

”Nuk mund të pajtohem me përfundimin tuaj dhe atë që e thoni. Unë mund të them se Gordana është viktimë e terrorit dhe torturës politike. Dje ishte dita kur ajo fitoi fundjavë të lirë që ishte e merituar. Dje ishte dita kur filloi ajo fundjavë. T’iu rikujtoj se tek “bombat” ne dëgjuam se si ajo dëshironte ti tërheq zvarrë romët që të votojnë për VMRO-në. Dëgjuam se si për Martin Neshkovskin thoshte se është vrarë vetëm një i varur nga droga. Dëgjuam se si i bënte edhe listat se kush do të bëhet gjykatës e kush jo” – tha Mickoski.

Kështu dëshironi të qeverisni kur të vini në pushtet?

Mickoski: Njësoj kemi dëgjuar shumë gjëra në të kaluarën, shumë punë po ndodhin edhe sot.

Takimi i Mickoskit me Jankullovsken vjet menjëherë pasi Gruevski u ankua se askush se ka kontaktuar dhe nuk i ka mbrojtur ish funksionerët e VMRO DPMNE-së të cilët sipas tij janë përball me përndjekje politike nga pushteti aktual. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share