Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i pyetur për ndryshimet në Kodin Penal me të cilat zvogëlohen dënimet për veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare, tha se “me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski, nuk do të kthehen në Maqedoni”.
“Unë pretendoj, deri më tani nuk është kthyer, për shkak të këtyre ndryshimeve nuk do të kthehet, kjo është e sigurt”, tha Pendarovski.
Megjithatë, Pendarovski nuk mund të garantojë një skenar se Gruevski do të sillet para drejtësisë në rast se ai kthehet në vend.
I pyetur se çfarë mesazhi pret nga pala amerikane pas qëndrimit të Departamentit të Shtetit për ndryshimet në Kodin Penal se korrupsioni mund të dëmtojë aspiratat e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski thotë se ky qëndrim i qeverisë amerikane nuk vjen direkt pas ndryshimeve në Kodit Penal, por që kto tashmë ishin qëndrime të njohura edhe nga përfaqësuesit evropianë. Ai pajtohet se shteti nuk bën përpjekje të mjaftueshme për të ulur korrupsionin.
I pyetur se pse i lejoi ndryshimet në Kodin Penal, Pendarovski tha se “sepse vetë përmbajtja e ndryshimeve nuk e provokon korrupsionin”.
“Teksti i ligjit thotë se dënimet për vuajtjen e burgut janë zvogëluar minimalisht, domethënë nuk hiqen dhe nuk ka amnisti, dhe së dyti zgjerohen bazat dhe lehtësohet procedura për konfiskimin e pasurisë”, thotë Pendarovski në intervistën.
Ai mendon se problemi kryesor qëndron në moszbatimin e ligjeve, aplikimin selektiv të tyre apo “përpjekjet për të gjetur ‘vrima’ në ligjet”.