Pamje të pazakonta, tornado në Milano

Një tornado goditi këtë të premte Rho-në, komunën që ndodhet në provincën e Milanos. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, fenomeni natyror shkaktoi dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Megjithatë për disa minuta banorët përjetuan momente frike. Disa zona të Milanos e Lombardisë janë goditur nga moti i keq këtë të premte dhe autoritetet kanë paralajmëruar se ky mot do të vijojë edhe përgjatë së shtunës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share