Ato kanë pasur sjellje të çuditshme pasi janë ushqyer me kanabis
Një tufë delesh që kulloste në një fushë gjysmë të përmbytur të Thesalisë, në Greqi pushtoi një serë që kultivonte kanabis mjekësor duke konsumuar rreth njëqind kilogramë. Delet kanë pasur sjellje të çuditshme pasi janë ushqyer me kanabis. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Almyros. Pasi u ushqyen me kanabis delet patën një sjellje të çuditshme.
Menjëherë pas kullotjes, bariu arriti të kuptojë se delet kishin ngrënë një pjesë të madhe të të korrave të kanabisit. Po ashtu pronari i serrës ku kishte kultivuar kanabis pa që prodhimi i tij ishte konsumuar nga delet të cilat po përpiqeshin të gjenin bar të freskët për shkak të përmbytjeve.
“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Patëm valën e të nxehtit dhe humbëm shumë prodhim. Kemi pasur përmbytjet, kemi humbur pothuajse gjithçka. Dhe tani tufa e deleve hyri në serë dhe hëngri atë që kishte mbetur nuk di çfarë të them, sinqerisht.”
Investimet në kanabis farmaceutik kanë marrë hov në Greqi vitet e fundit . Ndërsa shumë fermerë grekë fillimisht adoptuan një qëndrim “prit-dhe-shih” ndaj kultivimit të kanabisit, shpejt u bë e qartë se kultivimi i tij do të zgjidhte shumë probleme me të cilat përballeshin fermerët.
Klan News