Fond i Lindjes së Mesme, gati për të blerë Interin

Një fond i Lindjes së Mesme gati për të blerë Interin sipas kushteve të vendosura nga Suning. Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport”, është lajmi i madh në lidhje me të ardhmen e klubit zikaltër.

Një interes aq i avancuar sa sugjeron që një ofertë zyrtare duhet të arrijë mjaft shpejt. Siç shkruajnë dy gazetat sportive, “Raine Group”, banka e investimeve e cila së bashku me “Goldman Sachs” morën iniciativën të propozonin dosjen e klubit Italian tek invesitorët e mundshëm dhe kanë gjetur një investitor të mundshëm nga Lindja e Mesme, të interesuar për të marrë pjesën më të madhe të klubit.

Familja Zhang ka si horizont kohor skadimin e 275 milionë euro të huasë së marrë nga “Oaktree” në maj 2021. Kredi të cilën do të duhet ta shlyejnë me interes që do ta çojë shifrën në gati 400 milionë deri në të njëjtin muaj të vitit 2024.

“Suning” e vlerëson Inter në mbi një milliard euro dhe tashmë një fond i Lindjes së Mesme tepër i fuqishëm është gati për të plotësuar këtë kërkesë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share