Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e zbatimit të Sistemit Evropian të Udhëtimit kundrejt pagesës i quajtur (ETIAS).
Nga zyrtarët evropiane ishte pretenduar se ETIAS do të bëhej funksional nga mesi i vitit 2024, por tani BE-ja ka konfirmuar se data e hyrjes në zbatim është riplanifikuar në Maj 2025 me mundësi shtyrje të mëtejshme.
Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku udhëtarët para mbërritjes në tokën amerikane plotësojnë ESTA.
Ky është një sistem i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e botës së tretë ndër ta edhe nga Shqipëria sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Çdo shtetas nga vendi yne dhe shtete të tjera jashte BE-së do të mund ta bëje aplikimin online aplikim që do të jetë i vlefshëm për 3 vjet kundrejt pagesës së një shume prej 7 Euro-sh. Në këtë aplikim online ata që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen duhet që të vendosin para nisjes të dhënat e tyre biometrike dhe në pak minuta ju vjen përgjigja në adresën e tyre e-mail.
Shtyrja e hyrjes në zbatim e sistemit ETIAS është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme franceze pa specifikuar një periudhë më të saktë se kur duhet të ndodhë kjo.
Klan News