Konferencë Liga: Ballkani kthehet me disfatë nga Çekia

15 ndeshje  të zhvilluara dhe 55 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të raundit të parë në fazën e grupeve  të Konferencë Ligës.

Ballkani i Therandës, kampioni i Kosovës, ashtu si i ka hije ka prezantuar sonte shtetin tonë në duel me Plzenin në Republikën e Çekisë.

Plzen ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit C të Conference League. 

Sfida u vendos vetëm nga një gol i pafat në minutën e 73′. Kalvaç goditi drejt portës dhe Delova e devijoi duke e dërguar në portën e Koliqit.

Më pas Ballkani pati një mundësi të mirë me Gripshin në të 83′ por topi shkoi mbi traversë. Në ndeshjen tjetër të Grupit C. Dinamo e Zagrebait toropedoi Astanën duke  mundur me rezultta të thjell 5-1

Dinamo kryeson me 3 pikë, pasojnë Plzeni 3, Ballkani 0 dhe Astana është në fund me 0 pikë.

Legia e Varshavës ka bërë befasinë në ndeshjen e parë duke mposhtur Aston Vilën  2-0. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi shkëlqeu me 2 gola, të realizuar në minutën e 26’ dhe 51’.

Genk ka shtangur Fiorentinën duke i rrëmbyer 1 pikë. Në minutën e 12’ të sfidës, për belgët shënoi sulmuesi shqiptar i Kosovës, që luan për Zvicrën, Andi Zeqiri.

Rezultatet:

Eintracht Frankfurt – Aberdeen 2-1

Fenerbahce – Nordsjaelland 3-1

Ferencvaros – Çukariçki 3-1

Genk – Fiorentina 2-2

HJK – PAOK 2-3

Legia – Aston Villa 3-2

Ludogorets – Spartak Trnava 4-0

Zrinjski – AZ Alkmaar  4-3

Club Brugge – Besiktas 1-1

Dinamo – FC Astana  5-1

Lugano – Bodo/Glimt 0-0

M. Tel Aviv – Breidablik 3-2

Slovan Bratislava – Klaksvik 2-1

Viktoria Plzen – FC Ballkani   1-0

Zorya – Gent  1-1

/KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share