Vizita e CEO-s së Alibaba në Tiranë, shefi i kuzhinës: Ishte shumë qejfli…

Jack Ma Yun, themeluesi dhe CEO i Alibaba vizitoi gjithashtu Tiranën këtë verë, një lajm që tërhoqi menjëherë vëmendjen. Gjithçka rreth vizitës ishte hermetike, madje nuk kanë qarkulluar thuajse fare fotografi për të ditur më shumë rreth qëllimit të ardhjes së tij. Shefi i kuzhinës në restorantin “Padam”, Fundim Gjepali, tregon për “Rudina” në Tv Klan përshtypjet që i la Jack Ma.

Fundim Gjepali: Ishte prenotuar një tavolinë, më thanë një tavolinë pak e rezervuar, por duke respektuar privatësinë siç e respektojmë e të gjithëve që na viziton, nuk i kërkuam informacione më të thella, por kur e pamë, e njohëm. Ai bëri një menu degustimi, ishte shumë qejfli për të provuar.

Rudina Magjistari: Si ishte, vajte u prezantove?

Fundim Gjepali: Shumë i thjeshtë, kishte ardhur për të parë Tiranën, për kulturën tonë.

Rudina Magjistari: Tha diçka më tepër?

Fundim Gjepali: Jo, ishte pak si i rezervuar në informacione edhe për çështje sigurie, për shumë motive por e shijoi drekën dhe ata shoqëruesit që e sollën./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share