Arrestohen 10 persona, dyshohen se janë përfshirë në përpleshje fizike të ndërsjellë në objekt hotelierik në Gostivar

Sot (21-shtator) rreth orës 04:30, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policor Gostivarit, kanë privuar nga liria personat: S.A.(36) nga Debreshi i Gostivarit, S.T.(23) dhe F.T.54) nga Negotina e Gostivarit, S.T.(40) nga Raveni i Gostivarit, S.R.(40) dhe N.R.(41) nga Vrapcishti i Gostivarit, A.P.(34) nga Shkupi dhe D.O.(35), P.M.(36) dhe B.G.(40) nga Gostivari. Ata dyshohen për përfshirjen e tyre në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur pak më parë në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar.

Sipas raportimit, në konfrontim janë përdorur sende xhami dhe druri, ku njëri nga pjesëmarrësit ka qëlluar edhe me armë zjarri. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share