Haradinaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete që bashkë me NATO-n ta bëjë dhe ruajë paqen kudo në botë

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, në Ditën Ndërkombtare të Paqes ka thënë se paqja dhe garantimi i saj janë sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës.

“Ne duam të jemi pjesë aktive, bashkë me NATO-n, në bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo nëpër botë”, tha Haradinaj, transmeton KlanKosova.tv.

Tutje ai tha se Ushtria e Kosovës ka kapacitete profesionale.

“Populli ynë me krenari mbështet mundësinë që ushtarët e Kosovës të ndihmojnë paqen në botë”, shtoi Haradinaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share