Gjatë ditës së djeshme është arrestuar 27-vjeçarin D.S. nga Velesi pasi në kamionin që po drejtonte u gjetën 40 emigrantë.
“Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “MAN” me targa të Velesit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 44 emigrantë nga Palestina, Angola, Kongoja, Sudani, Pakistani, Gana dhe Senegali, mes të cilëve edhe të mitur. D.S. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.