Në debatin e hapur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në kontekstin e luftës në Ukrainë nuk ka munguar edhe ministri i Rusisë, Sergey Lavrov. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, Lavrov është ndalur të akuzojë Perëndimin, veçanërisht SHBA-në.
“Federata Ruse vazhdon të këmbëngulë që kartat të zbatohen në mënyrë të plotë. Veprimet e SHBA dhe aleatëve kanë treguar shkelje qysh prej rënies dhe kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Vendet satelite të SHBA në mënyrë flagrante kanë ndërhyrë si dhe në Ukrainë”, tha Lavrov.
Theksin ministri rus e vendosi edhe tek shpenzimet që janë kryer në Perëndim me qëllim “kultivimin” e politikanëve në Ukrainë. Akuza hodhi edhe ndaj BE-së.
“Perëndimi nuk e ka ndaluar këtë, por ka inkurajuar politikat anti-ruse. Në Shkurt 2015 u arrit marrëveshje e Minskut, u miratuan me rezolutë të OKB në përputhje të plotë me nenin e 36 të Kartës. Këto marrëveshje u miratuan dhe natyrisht nga Merkel, Poroshenko dhe ata në fakt thanë me krenari se kishin nënshkruar për të furnizuar me armatime Ukrainën. Perëndimi dhe BE kanë ndikuar për minimin e këtyre marrëveshje të Minskut”, u shpreh ai./tvklan.al