Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në New York është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog.
“Theksova se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në platformën X.