Komisioni disiplinor i UEFA-s ka dënuar Federatën Rumune të Futbollit me 52 mijë euro gjobë dhe me një ndeshje pa shikues në stadiumin e tyre.
Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Rumani-Kosovë u shfaq një baner me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Akuzat që u bënë ndaj Rumanisë nga UEFA janë: Shfaqja dhe brohoritja e mesazheve politike, Sjellja raciste e mbështetësve, Ndezja e fishekzjarrëve, Hedhja e gjësendeve në fushë, Bllokimi i zonave të aksesit publik.
Po ashtu UEFA ka reaguar duke i dënuar ashpër edhe mesazhet provokuese.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Rumanisë.