Arrestohet kumanovari, voziste veturën e tipit “Chrysler” me targa të vjedhura

Një kumanovar ka përfunduar nën pranga – pasi është kapur duke ngasur veturë të markës “chrysler” me targa të vjedhura.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se bëhet fjalë për një 47-vjeçar me iniciale L.M., i cili në veturë kishte vendosur targa të Manastirit, por që ishin denoncuar si të vjedhura nga një shkupjan në Draçevë.

“Më datë 19.09.2023 në ora 14.30 në rajonin e fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë nëpunësit policorë nga Stacioni policor i vendkalimit kufitar Bogorodicë, kanë privuar nga liria L.M.(47) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të veturës me targa të Manastirit, është konstatuar se targat janë të një veture tjetër, në pronësi të një personi nga Shkupi, kurse janë denoncuar të vjedhura në Stacionin Policor në Draçevë. Vetura është konfiskuar dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share