Ulja e çmimeve: Qytetarët – rrena dhe propagandë politike!

“MJERË PENSIONISTËT, MJERË TË VARFËRIT DHE ATO QË I KANË PAGAT E ULËTA”

“Mjerë pensionistët, mjerë të varfërit dhe ato që i kanë pagat e ulëta. Lëngu i gjuhës do t’u rrjedh për ndonjë turshi”.  Kështu thotë njëri prej qytetarëve që i takuam duke dalur nga tregu në Çair. Shumica e qytetarëve që ishin në marketet sot thonë se çmimet janë të larta edhe përkundër masave të qeverisë.

“Me standaridin e Maqedonisë me një rrogë prej 200-300 euro. Kjo është një katastrofë.

Keni parë masën e re të qeverisë ka lirim të produkteve?

Rrena janë, rrena, janë vetëm propaganda politike, për interesa personale, ato janë krejt rrena. Kjo qeveri është katastrofike, nuk ka as në Afrikë as në Botë”. 

Cilat produkte ju duken më të shtrenjta?

Qumështi ka qenë 30 denarë është bë 90 denarë. Djathi 100% është rritur, mielli, vaji, mishi dhe shumë produkte tjera. Me të vërtetë është një hendikep për qytetarët. Qeveria duhet të bëjë diçka që ta zbus këtë situatë. Për momentin çmimet janë shumë të larta”. 

“Jo nuk janë ulur çmimet njetë është. Gjithçka është shtrenjtuar nuk mund të blejmë asgjë.

Çfarë bleni më së shumti?

Ajo çfarë ma duhet më së shumti, për të tjerat, shëndosh. Më së shumti janë shtrenjtuar produktet e qumështit, djathi, qumshti, buka poashtu, Nuk besoj në masat e reja se do të japin rezultat”.

“Po gjësendet janë të shtrenjta, por i blejmë çfarë të bëjmë. Po duhet të hamë”.

Po janë ulur çmimet në produktet e qumështit. A jeni të kënaqur nga kjo masë e qeverisë? Po sinqerisht. A mundeni me i blet ë gjitha produktet me të ardhurat e juaja? Ashtu-ashtu, jemi më modest…

Para marketit në Çair ishte parkuar veturë nga Inspektorati i tregut i cili inspekton se a po respektohen masat e qeverisë.  Ndërkohë edhe Klan M hyri për të parë se a janë ulur çmimet. Disa nga produktet ishin me çmime të njëta.

Ndryshe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar në profilin e tij në fejsbuk se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10% në periudhën e ardhshme.

“Ulje e çmimeve e pijeve joalkoolike dhe alkoolike! Sot pranova disa porosi nga prodhuesit tanë vendor të ujit mineral, lëngjeve, birrës…, të cilët bëhen pjesë vullnetarisht në fushatën “ÇMIMI I GARANTUAR” për uljen e çmimeve për të paktën 10%! Faleminderit për mbështetjen”, tha Kreshnik Bekteshi.

Ndryshe dje Qeveria në seancë miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet bazë ushqimore. Në këtë listë bëjnë pjesë poashtu produkte të tjera të mishit, të qumështit si dhe vezët dhe pemët dhe perimet e freskëta./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share